Këngëtari i njohur shqiptar me ndryshim drastik: 12 kilogramë më pak! (FOTO)

By

Viteve të fundit jemi dëshmitarë të një trendi mes artistëve për t’i kushtuar shumë rëndësi pamjes.

Nuk janë vetëm femrat por edhe meshkujt ata që kanë hapur kapituj të ri në dukje.

Capital T dhe humbja e tij drastike në peshë është një prej të parëve që na kujtohet por duket se ka qenë vetëm çështje kohe që një tjetër artist të kthehet në formë.

Fjala është për këngëtarin Alban Mehmeti i cili tash e disa muaj i është nënshtruar një regjimi intenziv të ushtrimeve në fitness që kanë dhënë rezultatin e tyre.

Sic ka bërë të ditur vetë këngëtari, ai ka humbur 12 kilogramë por ky duket të jetë vetëm fillimi.

Dallimi tek Albani është mëse evident dhe një performancë e tillë meriton një BRAVO të madhe! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm