Këngëtari i njohur akuzohet për incest me nipin e tij 21 vjeçar

By

Këngëtari Ricky Martin është akuzuar nga nipi i tij për dhunë në familje, pasi dyshohet se ushtroi dhunë mbi nipin e tij 21 vjeçar, pasi ky i fundit i dha fund një lidhjeje shtatë mujore me xhaxhain e tij të famshëm, ndërkohë që dyshohet se Ricky nuk dëshiroi që lidhja të ndërpritet, dhe vazhdoi të kontaktonte nipin e tij dhe të shfaqej në shtëpinë e tij.

Dennis Yadiel Sanchez, 21 vjeç, paditi këngëtarin në Porto Riko, që do të thotë se incidenti mund të përfshijë inçest.

Ligji i Porto Rikos ka dënime më të rrepta për disa krime seksuale kur viktima e supozuar dhe akuzuesi janë të lidhur, gjë që mund ta çojë yllin e popit pas hekurave për 50 vjet, por nuk dihet konkretisht se me çfarë përballet Ricky.

Ricky  bëri një deklaratë në Twitter duke shkruar: “Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, ndaj do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon. Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të bëj deklarata të detajuara në këtë moment. Unë jam mirënjohës për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe i marr me gjithë zemër”.

Për këtë çështje shkroi edhe pala mbrojtëse e këngëtarit.

“Akuzat kundër Ricky Martin që çojnë në një urdhër mbrojtjeje janë krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara”. Ne kemi shumë besim se kur të dalin faktet e vërteta në këtë çështje, klienti ynë Ricky Martin do të shfajësohet plotësisht”, thanë përfaqësuesit e Rickyt.

Këngëtari 50 vjeç, i cili është deklaruar publikisht si homoseksual, u akuzua për dhunë në familje në fillim të këtij muaji dhe identiteti i viktimës së dyshuar ishte i panjohur deri më tani, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm