Këngëtari i famshëm po bëhet sërish baba

By

Jeta është gati të bëhet pak më e çmendur dhe shumë më e plotë, për këngëtarin e “Livin ‘La Vida Loca” Ricky Martin.

Martin, 47 vjeç, njoftoi gjatë 23 vjetorit të Fushatës për të Drejtat e Njeriut në Washington këtë fundjavë se ai dhe burri Jwan Yosef po presin një fëmijë tjetër.

Ricky Martin announced at the annual Human Rights Campaign National Dinner that his family was expanding to four children.

Martin po nderohej me National Visibility Award për mbrojtjen e të të drejtave të komunitetit LGBTQ dhe për filantropinë e tij. Djemtë 11-vjeçar të çiftit ishin në audience duke mbështetur babain e tyre.

“Familja ime është këtu, Jwan, nuk të shoh ty, por burri im, Jwan, unë të dua. Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu. Unë ju dua me gjithë zemrën time, ju jeni forca ime, ju më frymëzoni mua çdo ditë,  ju më motivoni të vazhdoj të bëj atë që jam duke bërë dhe ju djema jeni fëmijë të mahnitshëm. “- tha këngëtari në nje fjalim emocionues

Ai gjithashtu i dha një puthje vajzës së tij 8 muajshe, Lucia, e cila qëndroi me gjyshen e saj. Martin e quajti atë “drita e jetës sime”.

View this post on Instagram

La luz de mis ojos #Lucia

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on

Martin vazhdoi me lajmin e madh:

“Gjithashtu, më duhet të njoftoj se jemi shtatzënë,” tha ai me të qeshur për brohoritjet shpërthyese.

Martin kishte zbuluar në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen” në 2017 se ai gjithmonë kishte dashur një familje të madhe.

Djemtë e tij binjakë lindën me anë të surrogates, raportoi People dhe ai tha se e ka në plan që të bënte të njëjtën gjë me fëmijët e ardhshëm.

Burimi: People.com

 

Artikuj të ngjashëm