Gjatë ditës sollëm artikullin me 10 pozat më seksi në fotosesione të yjeve tona ndërkaq tani sjellim listën me emra që ekspozuan trupin në videoklipe.
Fjolla Morina njihet për performancat e nxehta në spote. Pas ‘FB’, Fjolla zgjodhi të shfaqej pa veshje në klipin ‘Syn Syn’ gjatë kohës kur ishte shtatëzënë. Ndërkaq pritet që akoma më nxehtë të vij në projektin e ri.
“Hajde ma knej” e kënduar nga Dafina Zeqiri erdhi me një klip që përmbante skena të nxehta. Vetëm në veshje të brendshme Dafina shpalosi hiret e trupit të saj.
Pa të brendshme u shfaq Rozana Radi në klipin “Kiss me Rozy”. Skena e dushit ku Rozy shihet me modelin ishte ndër më të përfolurat.
Në dush e zhveshur tërësisht erdhi Nora Istrefi në “Baby Jem”. Përpos kësaj pjese edhe skena ku shihet në të brendshme Nora bombardoi rrjetet sociale. Ndërkaq ‘topless’ u shfaq vite më parë në klipin ‘Dy Shokë’.
“Topless” ashtu siç mban emrin kënga u shfaq modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj. Ky projekt përpos që u klikua, arriti të shpërndahej me të madhe sidomos nuk munguan fotografitë e Afërditës ku shihet e zhveshur.
“Big Booty” tregoi edhe një herë efektin Çiljeta. Përpos gjoksit që u ekspozua sërish, vëmendje Çili e transferoi tek të pasmet.
Të pasmet u ekspozuan edhe në klipin “Every night” të Zanfina Ismailit. Pavarësisht që Zani nuk shfaqet shpeshherë e ekspozuar me këtë spot bëri shumë zhurmë.
Jo vetëm në spote por edhe në fotografi bie shumë në pah gjoksi i Enca Haxhias. Që nga traileri i ‘A po t’pëlqen’ gjoksi i Encës sa herë që shfaqet në video apo portale gjeneron shumë klikime.
Ekspozimin nuk e ka problem as Zaimina Vasjari e cila në klipin ‘Blackout’ shpalosi trupin mjaft në formë. Zaimina shquhet si këngëtaret më seksi të skenës shqiptare.
Cila këngëtare sipas jush është më e ekspozuara?