Njëri ndër bashkëpunimet më të suksesshme kohëve të fundit, një tekst i jashtëzakonshëm dhe një vijë melodike që të bën për vete.
Këngëtarja Filloreta Raçi dhe reperi MC Kresha, erdhën javën e kaluar në festivalin “Kënga Magjike” me duetin “Psikopatja Jote”.
Dhe është pikërisht kjo këngë me këtë titull kaq interesant, që e bëri për vete publikun dhe arriti të gjenerojë me miliona klikime në Youtube.
Ndërsa në edicionin e së shtunës në Prive, këngëtarja Fifi ka rrëfyer se si ndodhi bashkëpunimi në mes saj dhe reperit Kresha.
“Bashkëpunimin e ka sjellë n Ardit Gjebrea, ai ka qenë lidhja kryesore. Lidhja e dytë ka qenë kënga e bukur dhe e treta “feeling”. Jam shumë e lumtur që është bërë kjo këngë me Kreshën”, ka thënë Fifi në Prive. /Prive.al