“Kënga Magjike” s’do ishte aq magjike pa performancën e Ronela Hajatit (VIDEO)

By

E veshur si cigane, e tëra në të zeza, Ronela Hajati e çau skenën e festivalit “Kënga Magjike” këtë të diele.

Këngëtarja e famshme u prezantua me një këngë e cila që në notat e para vërehet se u punua nga Flori Mumajesi.

Hajati pushtoi skenën me prezencën e saj dhe i dha shumë shpirt interpretimit të këngës, e cila është një himn dashurie.

“Vuj” – u përzgjodh si titull për këngën e re të Ronelës, që është një baladë ritmike dashurie, që sa të bën të vallëzosh të bën edhe të dredhësh lot sa herë që shpirtin tënd e ka prekur vuajtja e dashurisë.

Nëse nuk e patë, është koha ta shihni para se të gjithë miqtë tuaj të fillojnë e ta këndojnë këtë këngë!

Artikuj të ngjashëm