‘Kënga Magjike’ rikthen në skenë pas disa vitesh këngëtarin e njohur (FOTO)

By

Nata e parë e festivalit ‘Kënga Magjike’ u mbajt mbrëmë, e ishin të shumta performancat e artisteve të cilët u pëlqyen nga publiku.

Në natën e parë performoi edhe këngëtari Berkan Ahmeti, i cili i kishte munguar skenës tonë për një kohë të gjatë, duke shënuar kështu rikthimin e tij pikërisht në këtë festival.

‘Kam frikë’  ishte kënga e interpretuar nga ai i cili u shpërblye edhe me duartrokitje të shumta, e me një pritje të ngrohtë nga publiku i cili siç duket  kishte ndier mungesën e  artistit.

Ajo e cila ra në sy gjatë përformancës së ishte fotografia e vajzës së tij Berna  e shtypur në bluzën e bardhë të cilën e kishte zgjedhur për atë mbrëmje.

E arsyeja e kësaj zgjedhje ka qenë sigurisht për shkak të moshës së vogël të vajzës e cila nuk ka mundur të jetë prezente në sallë fakt që e shtyu artistin të bëjë një veprim të tillë që në mos fizikisht, të paktën vizuelisht ta ketë pranë vetes. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm