Kënga e re e Leonorës e ka tashmë datën e publikimit

By

Ditën e djeshme ju njoftuam që pas gati dy vitesh, Leonora Jakupi po kthehet me projekt të ri.

Meqenëse gjithçka nga projekti është gati, duket se këngëtarja nuk do të na lë të presim më gjatë, pas periudhës pa projekte muzikore.

Përmes rrjeteve sociale, Leonora ka zbuluar se kënga e re do të publikohet nesër.

Ajo është e zhanrit baladë dhe titullohet ‘A m’ke harru’. Krijimi muzikor mban vulën e Irkenc Hykës, ka tekst të Mumës teksa për videoklipin është përkujdesur Max Production.

Fansat janë ata të cilët pa asnjë dyshim nuk e kanë harruar këngëtaren përgjatë kësaj periudhe dhe mezi kanë pritur që ajo t’i rikthehet skenës me projekt të ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm