Që ka zë e mund të këndoj gjithçka e rikonfirmoi në emisionin Prive, mirëpo përpos që interpretoi në disa zhanre, Fifi tregoi më shumë edhe për vazhdimësinë e karrierës së saj.
Aktualisht, këngëtarja nga Ferizaj por që është shpërngulur në Tiranë ka disa impenjime. Një ndër to është kontrata e re me Top Channel e po ashtu rrëfeu se është bërë zyrtarisht producente e Max Production.
Përtej këtyre, këngëtarja është prezantuar në festivalin Kënga Magjike me baladën “Zhurmë” ku shihet një gërshetim i rapit dhe këndimit. Mirëpo Fifi zbuloi një detaj mjaft interesant, se pas këtij projekti fshihet një histori e vërtetë./Prive.al