Këngëtari Seven Saraçi u bë kohë që është kthyer në Amerikë, ku nga atje po punon për albumin e tij të parë për tregun amerikan, e këtë gjë e ka rrëfyer para disa kohësh në një intervistë ekskluzive për Prive.
Mirëpo, tashmë është në pritje të publikimit të klipit të tij që paraprin këtë album, por mesa duket kënga akoma e papublikuar në YouTube ka filluar të shndrrohet në hit në Los Angeles.
Këtë e ka bërë të ditur Vildane Zeneli, përmes një postimi në një nga lounge-t e këtij qyteti amerikan.
“I like” është produksioni që dëgjohet në sfond të postimit të bërë nga supermodelja, e nga ato pak sekonda që dëgjohen e kupton që ky projekt do të prek tregun e huaj./Prive.al