Policia ka bërë të ditur se supermodelja e njohur, Kendall Jenner, ka pranuar kërcënime me jetë nga një burrë.
Kendall e paraqiti rastin e saj në gjykatë dhe bëri që një gjykatës t’ia sigurojë një urdhër ndalimi të përkohshëm për ta mbrojtur nga Malik Bowker.
Sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga “TMZ”, supermodelja dhe motra e vogël e Kim Kardashianit, pretendon se një detektive i Departamentit Policor të Los Angelesit i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowkerit. Ajo thotë se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten.
Në këto dokumente gjyqësore, Jenner po ashtu deklaron se policia i ka treguar që Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të lirohet shumë shpejtë nga ai vend.
Gjykatësi i siguroi modeles një urdhër ndalesë të përkohshme, dhe tani Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj. /Prive.al