Nga aty ku jeni tani mund të vizitoni Muzen e Luvrit

By

Muzeu i Luvrit në Paris ka vendosur gati gjysmë milioni artikuj nga koleksioni i tij në internet.

Ndërsa sallat e muzeve mbeten të mbyllura për shkak të kufizimeve të bllokimit të Covid-19 në Francë, baza e të dhënave e Louvrit është në dispozicion të publikut pa pagesë në një platformë të sapo nisur.

Nga 482,000 artikuj në koleksion, më shumë se tre të katërtat tashmë janë etiketuar me informacion dhe fotografi.

Mund të shikohen edhe punimet e rikuperuara pas Luftës së Dytë Botërore që aktualisht i janë besuar Luvrit derisa t’i kthehen pronarëve të ligjshëm. Në vitet e fundit, muzeu ka shfaqur artin e plaçkitur nga nazistët me shpresën për t’i rikthyer ato në familjet hebreje nga të cilat ishin vjedhur.

Artikuj të ngjashëm