Kemi dasmë! Çifti i ‘Big Brother’ martohen sivjet

By

Historinë e dashurisë e kanë ndërtuar hap pas hapi duke u shndërruar mes tjerash ndër më të preferuarat.

Fjala është për Alisën dhe Urimin, çiftin simpatik të rrjeteve sociale, njëherësh ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 1.

View this post on Instagram

A post shared by Alisa Maloku (@aliissaaax)

E pasi zgjodhën që gjithçka bashkë të krijojnë pa nxitim, ata pritën deri tash për të hedhur hapin e martesës.

E më nuk do të presin! Po, do të ketë dasmë këtë vit!

Alisa dhe Urimi do të martohen në muajin Maj, thonë burime të Prive.al.

Çifti do të organizojë një dasmë të madhe duke zgjedhur që gëzimin e tyre ta ndajnë me qindra persona të zemrës.

Detajet tjera do të bëhen të ditura në vazhdim mirëpo mësohet se ftesat tashmë kanë nisur të shpërndahen mes të ftuarve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm