Kejvina Kthella reagon mbi lajmin se është e lidhur me Bekim Balajn

By

Një ditë më parë, “In Tv” publikoi disa foto ku shihej Kejvina Kthella së bashku me futbollistin e Kombëtares Bekim Balaj në një nga klubet e natës në Tiranë.

Ata shihen shumë afër me njëri-tjetrin teksa edhe komunikojnë për diçka.

Por menjëherë pas publikimit, ka reaguar Kejvina e cila ka folur për “Iconstyle”, ku shprehet se:

“Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka”.

Ajo shtoi se është në një lidhje dashurie, por me një person që nuk është fytyrë publike.

Së bashku me Kejvinën, në klubin e natës ka qenë edhe moderatorja Einxhel Shkira e cila para disa kohësh u fol se ishte në një lidhje me futbollistin Bekim Balaj dhe patën edhe një konflikt në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm