Statusi i arritur nga reperi Noizy natyrisht se është falë punës së palodhshme që po bën ai tash e disa vite.
Projektet e shumta të cilat shndërrohen në hite të padiskutueshme janë edhe arsyeja se pse artisti është mjaft i kërkuar për mbrëmje muzikore.
E natyrisht mbrëmjet e shumta e të gjata nuk do të kishin vlerën e njejtë sikur mos të kishin edhe përfitime materiale.
Përmes tyre artisti ka realizuar disa nga ëndrrat e tij të kahmotshme teksa së fundmi e ka bërë një gjë të tillë përsëri.
Ai bleu një makinë super luksoze të tipit Ferrari 488 të cilën e pagëzoi menjëherë me një nofkë.
“Shakira” është emri i përzgjedhur nga reperi për makinën e re teksa sot u pa mjaft i lumtur pranë saj pasi afër vetes kishte edhe mbesën të cilën për argëtim e kishte ulur mbi kofano. /Prive.al/