Në një periudhë kur tashmë ka gati këngën e re të cilën pritet ta publikojë shumë shpejt, jehona e projektit të fundit solo për këngëtarit Majk po vazhdon.
‘Katile’ e cila u publikua në muajin Maj përpos pëlqyeshmërisë në trojet shqiptare duket se po thyen kufijtë si një tjetër projekt në gjuhën shqipe që po fiton terren.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Majki përmes një postimi ku tregon se në resortet turistike në Turqi,’Katile’ po dëgjohet me të madhe.
Ndonëse një gjë e tillë ndodh shpesh shkaku i turistëve nga Kosova ky zhvillim mbetet prapë se prapë si i shënuar për këngëtarin.
Ndryshe, Majk nuk ka shprehur ndonjëherë tendencën për të depërtuar jashtë Kosovës e Shqipërisë, ndryshe prej shumë kolegëvë të tij që tregun vendor tashmë po e lënë në plan të dytë në tentimet për të kapur diçka ndërkombëtarisht. /Prive.al/