Modelja shqiptare Vildane Zeneli, ishte e ftuara e Alaudin Hamitit mbrëmë në Nd’rrimin e Natës.
Ajo u pyet për shumë gjëra gjatë intervistës në Klan Kosova, e ndër to edhe për dashurinë. Gjatë Intervistës “Haje ose Thuaje”, Hamiti e pyeti se kush ishte i dashuri i saj i fundit?!
“Hmm, nuk kam folur kurrë dhe nuk dua të flas për të, prandaj po ha”, ka qenë fillimisht përgjigja e saj.
Mirëpo me insistimin e Hamitit, Vildanja të paktën ka treguar disa detaje…
“Kemi qenë katër vjet në lidhje e vitin e kaluar jemi ndarë. Por ende flasim sikur të ishim bashkë”, ka deklaruar Zeneli.
Intervistën të plotë e gjeni në linkun më poshtë: