Katër muaj pas ndarjes u fejua me tjetrën, çfarë ka për të thënë Selena për fejesën e Bieber?

By

Selena Gomez, aktorja e këngëtarja e famshme amerikane që deri para katër muajsh ishte në lidhje me Justin Bieber, është surprizuar shumë kur ka dëgjuar se ky i fundit është fejuar me modelen Hailey Baldwin.

Gjatë vikendit, 24 vjeçari krijues i hitit “Baby”, i ka propozuar martesë modeles 21 vjeçare, derisa ata ishin në pushime në Bahamas.

Pak pas lajmeve të fejesës që qarkulluan gjithandej të dielën, Selena Gomez është fotografuar e lumtur e e buzëqeshur me një barkë me miqtë e saj.

E tani revista amerikane E!News, ka zbuluar detale të reja rreth reagimit të saj për fejesën e çiftit.

“Selena ishte e surprizuar që fejesa ndodhur kaq shpejtë, por ajo që s’e befasoi ishte Justin për shkak se ajo e njeh mirë dhe e di që ai do bënte diçka të tillë. Në fund të ditës, ajo në të vërtetë s’po mërzitet aspak për këtë punë. Selena totalisht e ka harruar Bieber. Ajo u përpoq ta bënte lidhjen e tyre të funksiononte, por ishte e pamundur”, ka thënë një burim i afërt i Gomez. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm