Fifi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Adis Patushi u bënë prindër të një djali.
Këngëtarja ishte më aktive në ndarjen e shtatzënisë së saj gjatë muajve të fundit duke përditësuar ndjekësit e saj për emocionet e bukura që po përjeton.
Katër javë më parë erdhi në botë vogëlushi i këngëtares që i lanë emrin Theo dhe këto katër javë ishin të pabesueshme për këngëtaren.
Në një postim në Instagram ajo ndau një fotografi më të porsalindurin e saj duke shkruar:
“Nuk po muj me besu qe i bom 4 jave bashke Theo 👼🏻 ti je dashnia Bir”.
Shihni më poshtë postimin e saj të plotë. /Prive.al