Kate Moss shuan thashethemet se Johnny Depp e rrëzoi nga shkallët

By

Kate Moss dëshmoi në gjyqin e Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Ju rikujtojmë se Kate dhe Johnny kanë qenë të lidhur nga viti 1994 deri në 1998.

Kate u thirr në tribunë nga avokatët e Johnny-t pasi Amber iu referua një thashethemi që kishte dëgjuar dikur për marrëdhënien e Kate dhe Johnny.

Gjatë dëshmisë së Amberit, ajo iu referua se një herë dëgjoi një thashethem se Johnny e kishte hedhur Kate-in poshtë shkallëve dhe kishte frikë se ai do të bënte të njëjtën gjë me motrën e saj, Whitney, gjatë një debati një herë.

Kate u pyet për thashethemin dhe shtjelloi se dikur, ajo dhe Johnny kishin qenë me pushime në Xhamajka.

Gjatë dëshmisë së saj ajo tha: “Teksa dola nga dhoma, rrëshqita poshtë shkallëve dhe lëndova shpinën. Bërtita sepse kisha dhimbje”, deklaroi ajo.

Kate shtoi se Johnny i erdhi në ndihmë dhe e ndihmoi të çohej nga aty.

“Ai kurrë nuk më shtyu, duke më shkelmuar apo hedhur poshtë nga ndonjë shkallë”, sqaroi Kate.

Artikuj të ngjashëm