Se Kastro është një njeri e artist me shpirt të madh këtë na e ka dëshmuar e po vazhdon të na dëshmojë edhe sot e kësaj dite.
Artisti ka parë të arsyeshme të ndihmojë së fundmi njërin prej miqëve të tij në një ‘kauzë’ mjaft interesante.
Llogaritë fallco të hapura në Instagram në emërt të aktorit Agron Llakaj kanë bërë të pamundur që të dihet profili origjinal i tij.
E për zgjidhjen e kësaj çështje Kastro i doli në ndihmë atij duke i dhënë një shpërndarje profilit të aktorit në Instagramin e tij e duke i njoftuar miqtë se kjo është e vetmja llogari origjinale e Llakajt.
‘Ndihmesa’ të tilla sado të vogla të duken kanë mjaft rëndësi pasi po shohim se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit sot përmes profileve fallcove e identiteteve të rreme. /Prive.al/