Filmi i koncertit të grupit të njohur do të transmetohet falas?

By

Filmi i koncertit të bendit INXS, “Live Baby Live”, është rimasterizuar, rimiksuar dhe ripërtërirë për herë të parë, ndërkaq tani raportohet se ata mund ta publikojnë në internet në mënyrë që fansat e tyre ta shkarkojnë falas.

Ky film shfaqte koncertin e tyre të stërshitur të vitit 1991 në “Wembley Stadium” të Londrës, dhe ishte publikuar bashkë me një album LIVE në të njëjtën kohë, ndonëse në atë regjistrim bënin pjesë edhe performanca nga koncerte të ndryshme përgjatë turneut të tyre veror.

“Live Baby Live” është përpunuar për një periudhë 12 muajshe duke përdorur shiritët origjinalë negativë (35 milimetra). Gjatë këtij procesi është gjetur edhe një performancë e tyre e cila më pas është shtuar në film.

Artikuj të ngjashëm