Një ripostim i Dua Lipës në postimin viral me fakte se Kosova s’është e s’ka qenë ndonjëherë Serbi duket të mos i ketë pëlqyer këngëtares serbe Jelena Karleusa. Ajo, e nxitur nga ky postim i Duas i ka bërë asaj një apel publik.
Me një propagandë të stisur e të zakonshme serbe për gjoja “paqen e dashurinë”, Jelena shprehet:
“E dashur Dua Lipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj). Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në të gjithë botën”
Ndërkaq, Dua nuk është ndalur dhe ka vazhduar me kampanjën e saj duke i kërkuar kompanisë Apple që ta njohë në hartë Kosovën dhe Palestinën, të cilën e heqi së fundmi nga hartat e programeve të saj. /Prive.al