SI për të gjithë, edhe për Bleonën vlen karantina në kushtet e pandemisë COVID-19.
Mirëpo, karantina e Bleonës nuk është as për së afërmi karantinë e rëndomtë të cilën po e kalojmë secili prej nesh.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur ka postuar fotografi nga Beverly Hills të Kalifornisë.
Në një suitë luksoze, e kuruar deri në detaje, këngëtares duket se nuk po i mungon asgjë këto ditë kur duhet të qëndrojë e mbyllur.
A izolohet një shpirt i lirë si Bleona? Vështirë, për të mos thënë e pamundur. /Prive.al