Dhurata Dora sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, mbushi plot 27 vite jetë.
“Është ditëlindja ime. Një tjetër vit mirënjohës”, ka shkruar ajo në Instagram ku ka postuar një video teksa shihet shumë e lumtur.
Dhurata mori shumë urime nga fansat e saj por edhe nga kolegët.
Kujtojmë që këtë vit, artistja solli hitin më të madh me Soolking të titulluar “Zemër” me të cilin numërojnë mbi 300 milionë klikime në YouTube.
Më pas, ajo solli bashkëpunim edhe me Maitre Gims, një tjetër emër i njohur në industrinë ndërkombëtare.
Gëzuar Dhurata./Prive.al