Bukuroshja kosovare, aktorja e serialit “O sa Mirë” Arta Nitaj, ka bërë ndryshime të dukshme në pamjen e saj.
Zeshkania nga Peja e nisi me një çelje të lehtë flokësh, duke u shndërruar nga një morenë në një biondinë me sy të zi.
Ndërsa tani e ka theksuar ngjyrën e flokëve të saj, duke i bërë edhe më biondë.
Në një fotografi që ka publikuar në Instagram, ajo duket shumë më ndryshe se sa jemi mësuar ta shohim në fillimet e serialit.
Arta pak muaj më parë, publikoi një fotografi me këngëtarin e Thre Dots Burnon, por dyshja asnjëherë nuk konfirmoi lidhjen e tyre. Megjithatë, gjërat dukeshin të bëheshin serioze, ngase ata të dy realizuan edhe tatuazhe të përbashkëta. /Prive.al