Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së deputetëve të kuvendit të Kosovës.
Deputetja nga radhët e VV-së, Adriana Matoshi ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, e cila thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe që është në emër të prindërve të saj, transmeton Klan Kosova.
Ndër të tjerash, Matoshi ka deklaruar edhe një makinë e cila kushton tre mijë euro dhe siç ka thënë ajo, është e prindërve.
Deputetja njëherësh aktorja shqiptare ka deklaruar se merr 1.547 euro pagë nga kuvendi i Kosovës. 1 mijë nga produksioni i seriali në Gjilan dhe 1 mijë nga lokali i saj.
Ndëkohë prindërit e saj, ka thënë se marrin nga 400 euro në muaj nga qiraja e lokalit të shtëpisë.