Kaq para mblodhi mikrofoni me të cilin gjuajti Cardi B

By

Dy javë pasi reperja Cardi B doli në krye të mediave për hedhjen e mikrofonit në turmë, ai mikrofon është shitur në eBay për pothuajse 100,000 dollarë.

Mikrofoni doli në ankand nga pronari i një kompanie me qira të pajisjeve audio, i cili tha se të gjitha fitimet do të shkojnë për bamirësi.

Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte 5,000 dollarë, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet ku shihej Cardi B duke ia hedhur mikrofonin një  fanseje u bënë virale me shpejtësi dhe buja bëri  që Fisher të listonte “artikullin famëkeq” për shitje. Ofertimi përfundimisht përfundoi me 99,900 dollarë.

Fisher tha se të ardhurat do të shkojnë për bamirësinë e veteranëve, Wounded Warrior Project, dhe Friendship Circle Las Vegas.

“Mendova se do të fitonte një vëmendje kombëtare, por sasia e mbulimit të lajmeve ka qenë tronditëse.”tha Fisher transmeton klankosova.tv

Ai tha se kishte verifikuar që mikrofoni në shitje ishte me të vërtetë ai që përdorte këngëtarja në atë kohë.

Artikuj të ngjashëm