Këngëtarja Elvana Gjata i kushton një rëndësi goxha të madhe pamjes së saj të jashtme.
Veshjet e shtrenjta në përcjellje të trendeve të fundit nga koleksionet e firmave më të mëdha i hasim në rrjetet sociale të këngëtares në baza ditore.
Sidoqoftë, tash e një kohë, kurioziteti nuk po mungon as për çmimet.
Ka qenë faqja ‘What they wearing’ në Instagram që ka zbuluar çmimin e një prej fustaneve të fundit të këngëtares.
Fustani ‘MR SELF-PORTRAIT’ i këngëtares ka tejkaluar shifrën e 400 eurove.
Sidoqoftë, kësaj rradhe, veshja duket të ketë kushtuar “lirë”, nëse merret për bazë lista me shpenzimet marramendëse të këngëtares. /Prive.al