Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në nisjen e Sunny Hill Festival.
Festivali i organizuar nga Dukagjin Lipa, i cili mëton të shndërohet në festival të përvitshëm në Kosovë mbledh emra të mëdhenj si Stanaj, Dua Lipa, Action Bronson e Martin Garrix.
Por, përtej interesimit të madh një pyetje që lind natyrshëm është – a u reflektua një gjë e tillë edhe në shitjen e biletave?
Gjatë ditës, organizatorët kanë bërë të ditur se kanë ngelur 2000 bileta pa u shitur.
Duke pasur parasysh tendencën që blerjet të bëhen në momentin e fundit, duket se festivali do i përmbushë në 100 përqind pritshmëritë e tij. /Prive.al