KAPO E VILDANJA PËR VS MAN

By

Kreatori Valdrin Sahiti pas një dekade punë me veshjet për femra, në muajin Maj të këtij targetoi edhe gjininë mashkullore përmes lançimit të linjës VS MAN.

Për prezantimin e koleksionit të tij L’homme de rêves, dizejnatori ka zgjedhur reperin me stil mjaft unik Capital T, i cili në këndvështrimin e Valdrin Sahitit është ikona e ardhshme e modës së meshkujve në Kosovë.

Bashkë me Kapon në këtë fotosesion shfaqet edhe modelja shqiptare me famë botërore Vildane Zeneli që falë linjave të mahnitshme plotëson anën tjetër të medaljes, atë të sensualitetit femëror.

Pak ditë më parë, po nëpërmjet një seti fotografik për publikun u pasqyruan tendencat e koleksionit për meshkuj ku spikaste një frymë inovative e dizejnatorit përmes kombinimeve shumë të bukura me ngjyra si risi në trendet e veshjeve për meshkuj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm