Kapitulli i ri në karrierë: Kjo është ‘sakrifica’ e parë e Encës

By

Enca tashmë edhe zyrtarisht është me një dimension të ri në karrierë.

Që prej nënshkrimit me Universal Music, siç edhe njoftuam në edicionin e fundit të emisionit Prive, ajo tashmë nuk do të vendosë vetë për hapat në karrierë por me një staf të madh.

E nga tani e tutje, Enca duhet të ‘sakrifikojë’ dicka shumë të rëndësishme – kanalin në Youtube.

Kanali i deritashëm me mbi çerek milioni ‘ndjekës’ e 150 milionë shikime do t’i lë rrugë një tjetri, të menaxhuar nga Vevo.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka njoftuar se nga tani e tutje, videot do dalin në kanalin e ri.

Kujtojmë se versioni me videoklip i ‘Love on my Body’ shumë shpejt pritet të publikohet në po këtë kanal që mëton të kap një audiencë ndërkombëtare, e cila nuk është se i ka munguar realisht Encës që prej fillimeve në karrierë dhe shpërthimit me ‘A po t’pëlqen’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm