Muaji Korrik po rezulton të jetë koha kur shumica e artistëve kanë ruajtur ‘arsenalin’ e krijimeve muzikore për të ‘goditur’ me projektet e tyre në mes të sezonit të ngjeshur të koncerteve.
E listës së gjatë i shtohen edhe tre artistë, Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Vigani.
Treshja tashmë kanë gati projektin e ri ‘VIP’ i cili do të publikohet me datë 15 Korrik, të Shtunën.
Detajet tjera nuk janë bërë të ditura por ajo që dihet sigurtë është se kënga do e ketë para-premierën në një prej klubeve të Gjakovës të mërkurën.
‘VIP’, është projekti i parë pas disa kohësh nga ku Lumi dhe Vigani nga ‘KAOS’ shfaqen bashkë, duke shuar përfundimisht zërat mbi një krisje të mundshme të raporteve. /Prive.al/