Kanye West hodhi të premten albumin e tij të nëntë, “Jesus is King”, dhe fansat po ndjehen të mashtruar.
Albumi ka 11 këngë po është aq i shkurtër saqë zgjat vetëm 27 minuta. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, burimet thonë për TMZ që West kurrë nuk do t’i këndojë hitet e tij të vjetra përsëri në formën e tyre origjinale.
Sipas faqes së thashethemeve, çdo këngë e vjetër e reperit do të ribëhet për ti përshtatur tekstet për familjarë.
West, nga ana e tij, nuk është më i shqetësuar me vlerësimet. “Ai është duke bërë muzikë për Zotin dhe është një njeri i ndryshuar,” njoftoi TMZ.
Burimi: TMZ.com