Pavarësisht divorcit të tyre Kanye West ndihmoi Kim Kardashian, në riformimin e perandorisë së saj “KKW Beauty”, e cila do të dalë në treg në gusht.
Edhe në divorc, Kim Kardashian dhe Kanye West janë një ekip i pandalshëm.
Pasi u nda zyrtarisht në fillim të këtij viti, Kim po merr një tjetër fillim të ri duke riformuar biznesin e saj të kozmetikës me pak ndihmë nga ish-i i saj Kanye.
Modelja njoftoi se do të prezantojë “një markë krejtësisht të re me formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re, dhe të qëndrueshme”.
Një burim i afërt me Kim tregoi për ENews: “Ajo ishte gati për diçka ndryshe dhe dëshiron të kthehet krejtësisht e re”.
Kim nuk u motivua nga ndonjë ndryshim në mbiemrin e saj, pavarësisht spekulimeve të fansave se ajo do të hiqte iniciativën e fundit të reperit nga “KKW Beauty”.
“Kanye në të vërtetë e ndihmoi atë, ajo është shumë e ngazëllyer dhe mezi pret të zbulojë këtë markë të re në botë. Koha është e duhur dhe ajo po e pret me padurim”. /Prive.al