Kanye West edhe një herë po distancohet nga Kim Kardashian, duke e hequr atë nga Instagrami për herë të dytë brenda dy muajsh.
Lëvizja e fundit e reperit në rrjetet sociale vjen pas takimeve të njëpasnjëshme të Kardashian me Pete Davidson në Kaliforni dhe së fundmi në vendlindjen e yllit të “Saturday Night Live” në Staten Island.
West, 44 vjeç, vetëm kohët e fundit kishte filluar të ndiqte yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, përsëri pasi fshiu listën e ndjekësve të tij në shtator përpara publikimit të albumit të tij të fundit, “Donda”.
Ndërsa takimet e fundit të themelueses të ‘KKW Beauty’ me Davidson, 27 vjeç, kanë ndezur thashethemet për romancë mes tyre, Kanye babai i katër fëmijëve të saj,është shprehur se ka ende shpresë se ata mund t’i zgjidhin gjërat.
West e quajti vazhdimisht Kardashian “gruaja ime” në podcastin e “Drink Champs” të enjten, duke shtuar: “Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë.”