Kanye West u përpoq të rifitonte ish-in e tij Kim Kardashian me një gjest madhështor në ditën e Shën Valentinit mes grindjeve të tyre.
Reperi i dërgoi në shtëpinë e saj një kamionetë me trëndafila të kuq ku shkruhej: “Vizioni im është kristal i qartë”.
Trëndafilat erdhën disa orë pasi reperi deklaroi dashurinë e tij për Kim dhe katër fëmijët e tyre pas lajmit për ndarjen e tij nga e dashura Julia Fox, shkruan DailyMail.
Kanye ka postuar foto të dhuratës në llogarinë e tij në Instagram, ku i ka shkruar: “Vizioni im është kristal i qartë” i ndjekur nga një varg emoji me trëndafil të kuq.
Ai gjithashtu etiketoi Kimin në qendër të imazhit. Kjo shënon ditën e parë të Shën Valentinit të Kim dhe Kanye që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga ai vitin e kaluar, më 19 shkurt.
Postimi ishte vetëm i fundit që Kanye kishte postuar atë ditë në lidhje me familjen e tij. Më herët, reperi tha se kishte ‘besim’ se ai dhe Kim do të ribashkoheshin.