Aktorja e famshme amerikane Mila Kunis, e martuar prej tre vitesh me aktorin Ashton Kutcher, ka treguar disa të pathëna për lidhjen e tyre.
34 vjeçarja në një intervistë ka folur për romancën me Ashton, duke treguar se si ka filluar dhe si rrodhi gjithçka mes tyre.
“Kishim rënë dakord që të dilnim bashkë dhe të bënim qejf. Të dy ishim beqarë dhe kishim besim tek njëri tjetri”, ka thënë Mila.
Mirëpo më pas, ajo e kishte kuptuar që kishte filluar të binte në dashuri me Kutcher, e pastaj e kuptoi se ai po dilte edhe me një tjetër.
“Ndihesha sikur të më kishin grushtuar. E kuptova që kisha rënë në dashuri dhe më duhej të largohesha sepse ajo s’ishte lidhja për të cilën kishim rënë dakord”, ka deklaruar Mila, mirëpo më pas, Ashton i kishte kërkuar asaj të jetonte me të, dhe që atëherë ata kanë qenë së bashku. /Prive.al