Kampionja Kelmendi sot feston ditëlindjen

By

Xhudistja Majlinda Kelmendi sot (09 maj, 2020) i mbush 29 vjet.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, përmes një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

Kuka ka thënë se Kelmendi është kryevepra e punës së tij.

“Urime ditëlindja Majlinda! Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar –  për të lënë gjurmë për veten, familjen dhe kombin. Kryevepra e punës sime – Majlinda”.

Kujtojmë se Kelmendi ka siguruar medalje të artë në Lojërat Olimpike të Xhudos në vitin 2016 dhe në Lojërat Europiane të vitit 2019.

Për shkak të përfaqësimit të denjë të vendit, asaj i është ngritur edhe shtatorja në qytetin e Pejës.

Artikuj të ngjashëm