Valltarja Donjeta Kosumi – Kallashi ka gjetur kohë për të reaguar mbi zhvillimet e fundit politike, sic bën shpesh në rrjete sociale.
Ajo ka postuar fotografinë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili sot u ndalua nga autoritetet franceze.
‘Mos ma ngucni Ramushin’ ka qenë mbishkrimi i Kallashit sipër fotografisë duke shprehur kështu admirimin për figurën e ish-komandatit.
Kujtojmë se Haradinaj u ndalua me fletarrest të Serbisë, të shpallur në vitin 2004 me 104 akuza që e ngarkojnë për gjoja krime lufte. /Prive.al/