Kryeministri Haradinaj fton diasporën të shkojnë në këtë festival

By

“Alba Festival” që këtë vit pritet të mbledh plot emra të njohur shqiptarë, do te mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Ky festival që organizohet nga shqiptarët, ka vetëm edhe tri ditë deri te ngjarja kryesore ndërsa aty performojnë Rita Ora, Ledri Vula e Kida e plot emra të tjerë të njohur.

Në përkrahje të festivalit që këtë vit mbahet për herë të parë, ka dalë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e ka ftuar diasporën shqiptare për pjesëmarrje.

“Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, duke e bashkëngjitur edhe një imazh të tijin me një bluzë me logon e festivalit.

Artikuj të ngjashëm