Lajmi i djeshëm që pushtoi mediat ishte arrestimi i Kallashit bashkë me katër persona të tjerë në lokalin ku punon valltarja, Kobra City.
Nga policia nuk pati shumë detaje lidhur me shkaqet e arrestimit por u bë i ditur një varg i parregullsive të evidentuara nga organet e rendit në atë subjekt afarist ku u konfiskuan edhe mjaft prova materiale.
Por Kallashi nuk ka qëndruar më shumë se 24 orë në paraburgim pasi ajo është liruar sot në mëngjes. Në një prononcim të shkurtër për Prive, Donjeta deklaroi se avokati i saj merret me këtë çështje teksa komentoi edhe sjelljen e policisë.
Ajo deklaroi se organet e rendit janë sjellur shumë mirë me të dhe nuk e kanë keqtrajtuar gjatë qëndrimit.
Mes të tjerash, Kallashi potencoi se nuk do të ndalet por do vazhdojë veprimtarinë e saj dhe shtoi se nuk ka zhgënjyer askënd përfshirë edhe fansat. /Prive.al/