Ka vetëm një vit prej kur ka ardhur në këtë botë por famën e ka shijuar sa ishte ende në bark.
Fjala është për vajzën e aktores Teuta Krasniqi, Kaia e cila është bërë pjesë e botës mediatike pa ardhur akoma në jetë.
E duket se një pjesë të këtij protagonizmi po e shtyen përpara edhe vetë familja.
Kaia tash e një kohë ka Instagramin e saj personal.
Në llogarinë me mbi tre mijë ndjekës, fotot e postuara kohë pas kohe grumbullojnë një numër pëlqimesh që është vështirë të kapen edhe nga njerëz me peshë.
Eh, kështu kur nëna e famshme dhe pamja e ëmbël e Kaias kombinohen bashkë duke e krijuar yllin e Instagramit në moshë fare të re./ Prive.al/