Seriali vendor “O sa mirë” mbetet i preferuari i publikut në Kosovë por jo vetëm. Çdo të diel, ata na sjellin situata komike të jashtëzakonshme e të ftuar të shumtë.
Pas inkuadrimit të Adelina Ismailit në serial si drejtoresha e shkollës, këtë të diel do të ketë një të ftuar tejet special.
Fjala është për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli. Nuk dihet akoma se me çfarë situate do të ballafaqohet politikani i njohur.
Paraqitja e z. Veselit bëhet edhe në kuadër të shënimit të dekadës së parë të shtetit./Prive.al