Ish banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj u bë kryelajm pasi njoftoi ndarjen nga i dashuri i saj prej kohësh, fituesi i BBVK, Lumbardh Salihu.
Mbase s’e keni pritur, por duket se Kader ka gjetur paqe pas krizave dhe përfundimit të romancës me Lumbardhin, me të cilin u lidh përgjatë izolimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Ajo ka ndarë një storie në llogarinë e Instagramit, ku ekspozonte detin në mbrëmje dhe hënën e plotë.
Qetësi, relaks e paqe – një gjë e sigurt, Kader po ecën e vetme me plot konfidencë!