Ka “prova të mjaftueshme” që Shakira të gjykohet – ajo rrezikon edhe burg

By

Shakira nuk do të jetë në gjendje të shmangë gjykimin për mashtrim tatimor, nëse nuk arrin një marrëveshje të minutës së fundit me prokurorin publik të Spanjës.

Pas një hetimi tre-vjeçar, gjykatësi Marco Jesús Juberías ka mbyllur hetimin ndaj këngëtares kolumbiane dhe ka gjetur se ka “prova të mjaftueshme” për ta gjykuar atë pasi shmangi 14.5 milion euro në taksa duke fshehur pasurinë e saj përmes një rrjeti të kompanive të bazuara në tatime.

Prokuroria po akuzon Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, për gjashtë kundërvajtje tatimore. Nëse dënohet, superylli mund të përballet me burg. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm