Luana Vjollca pezullon turneun veror për “diçka të madhe”

By

Krah televizionit dhe biznesit, Luana vijon rrugën dhe pasionin e saj në muzikë, teksa shumë fansa dhe ndjekës po presin këngë të reja. Gjithashtu, sezoni veror hap edhe sezonin e koncerteve për shumë artistë, por jo edhe për Luanën këtë vit.

Në fakt, ka një arsye se pse ajo nuk ka mbajtur asnjë koncert veror këtë vit tani që masat kundër pandemisë janë liruar.

“Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!!”, ka shkruar në mesazhin dërguar fansave të saj, të cilët e kanë ndarë edhe me të tjerët në rrjetet sociale.

Nuk dihet ende se për çfarë po punon Luana, por paraprakisht mendohet se lidhet me sezonin e ri televiziv që nis shumë shpejt. Ajo nuk e ka zbuluar ende nëse do rikthehet me “Shiko kush luan” apo me ndonjë emision tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm